Çfarë është HTML?
- HTML është gjuha standarde e strukturës dhe përmbajtjes së një faqjIe HTML.
- HTML do të thotë - Hyper Text Markup Language
- Elementet HTML janë etiketat që shërbejnë për krijimin e web faqeve HTML
- Etiketat HTML përfajsoin përmbajtjejn e strukturës , si përshembull: "imazhe", "tituj ose paragrafe", "tabela" etj.
- Shfletuesit nuk shfaqin etiketat HTML, por i përdorin ato për të shfaqur përmbajtjen e web faqes
Shembull i një strukture të thjeshtë HTML
<!DOCTYPE html>
<html>
<head>
<title> Titulli i faqes </title>
</head>
<body>
<h1> Ky është një titull në faqe </h1>
<p> Ky është një paragraf. </p>
</body>
</html>
Shpjegimi i shëmbullit
Stuktuara e një web faqje përbëhet nga dy ndarje kyesor :
1) head - pjesa që përmban të dhënat kryesore të një web faqje si titulli e përshkrimi,
2) body - trupi i një web faqje HTML pjesa e përmbajtjes qe shfaqet në një shfeltues
<!DOCTYPE html> Ky element përcakton që ky dokument është HTML
<html> Kjo etiket është elementi bazë për hapjen dhe mbylljen e një faqje html
<head> Kjo etiket përmban informacion meta në lidhje me dokumentin
<title> Kjo etiket specifikon një titull për dokumentin
<body> Kjo etiket përmban përmbajtjen e dukshme të faqes HTML
<h1> Kjo etiket përcakton një titull të madh
<p> Kjo etiketë përcakton një paragraf
Etiketa HTML
Etiketat HTML janë emrat e elementeve të rrethuara nga shenjat (më e vogel se) < dhe > (më e madhe se) - < >
Etiketat HTML janë çift si p.sh: <p> dhe </ p>
Etiketa e parë në një çift është etiketa e fillimit, etiketa e dytë është etiketa e fundit
Etiketa e fundit është shkruar si etiketa e fillimit, por me një shenjë / që vihet përpara emrit të etiketës
Informacion:
Etiketa fillestare quhet gjithashtu etiketa e hapjes dhe etiketa përfundimtare etiketa mbyllëse .