Shfletuesit e Web
Qëllimi i një shfletuesi web (Chrome, IE, Firefox, Safari) është të lexojnë dokumentet HTML dhe t'i shfaqë ato.
Shfletuesi nuk shfaqin etiketat HTML, por i përdorin ato për të përcaktuar se si do të shfaqet dokumenti:
Redaktues HTML
Shkruani HTML duke përdorur Notepad ose TextEdit
Faqet e internetit mund të krijohen dhe modifikohen duke përdorur redaktorët profesionalë për HTML.
Megjithatë, për të mësuar HTML, ne rekomandojmë një redaktues të thjeshtë teksti si Notepad (PC) ose TextEdit (Mac).
Ndiqni katër hapat e më poshtëm për të krijuar një web faqen për herë të parë me Notepad ose TextEdit.
Hapi 1 Hapni Notepad (PC) ose TextEdit (Mac)
Hapi 2 : Shkruani një kod HTML
ose kopjoni Shëmbullin e më poshtëm në Notepad ose TextEdit (Mac).
<!DOCTYPE html>
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<h1>Ky është një titull në faqe</h1>
<p>Ky është një paragraf.</p>
</body>
</html>
Hapi 3 : Ruajeni faqen HTML
Ruani dokumentin e shkruar, në kompjuterin tuaj. Zgjidhni File> Save as, si në foton e më poshtme të Notepad.
Emëroni dokumentin "index.html" dhe vendosni kodimin në UTF-8 (që është kodimi i preferuar për dokumentet HTML).
Hapi 4 : Hapni dokumentin index.html që krijut dhe do tju shfaqet faqja e juaj e parë HTML